Miley Cyrus rikthehet me të fejuarin, por me një kusht… (FOTO)

Shkaktari i këngës 'Wrecking Ball' duket se ka ndryshuar mendjen dhe e do Mileyn përsëri pranë tij.

ShowBiz

19/01/2016 03:32

Katër vite më parë, Miley Cyrus ka treguar unazën e diamantit në gishtin e saj të fejesës, e dhënë nga ish-i fejuari i saj, Liam Hemsworth.

Ata janë ndarë në vitin 2013 dhe unaza është zhdukur… deri në mbrëmjen e kaluar, transmeton lajmi.net.

Miley është rikthyer në aeroportin e New Yorkut me unazën në gisht, pak kohë pasi është parë duke u përqafuar me Liam në Australi.

Burimet pranë çiftit thonë se Liam do ta pranojë këngëtaren përsëri, vetëm nëse ajo ndryshon stilin e jetës që po bën këto vite të fundit./lajmi.net