Miley Cyrus e pëlqen shumë projektin e këngëtares shqiptare

Se këngëtaret shqiptare kanë arritur famë botërore, kjo gjë është e ditur, por ato kanë rrëmbyer zemrat e disa prej yjeve botërore.

ShowBiz

19/11/2017 11:04

Këngëtarja Rita Ora në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një prej performancave të saj të fundit me këngën “Anywhere”, shkruan lajmi.net.

Nga pëlqimet dhe komentet e panumërta që Rita ka pranuar në llogarinë e saj që nga momenti i publikimit të këngës, ajo mori koment edhe nga aktorja dhe këngëtarja e famshme, Miley Cyrus.

“Kjo këngë është himni im i këtij dimri”, ka shkruar Miley mbi videon e këngës së Ritës, ndërsa kjo e fundit ia ktheu mesazhin me shumë dashuri.

Kujtojmë që Rita këto ditë ka qenë shumë e angazhuar edhe në evente prestigjioze, siç ishte “MTV EMA” dhe “BAMBI Awards”. /Lajmi.net/