Milanit po i rrezikohet ylli i madh, Tottenham dhe Arsenal kërkojnë shërbimet e tij

Derbi londinez tani më nuk po luhet vetëm në fushat e blerta, por edhe në dritaren e transferimeve.

Sport

14/02/2019 19:12

Arsenal dhe Tottenham janë në kërkim të një lojtari anësor, me tipare sulmuese, dhe duket se një të tillë e kanë gjetur tek Milan.

Skuadrat londineze thuhet se kanë mbajtur bisedime me Suson, shkruan ‘Metro’, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ishte paraqitur një kohë edhe me Liverpool, para se të largohej nga Anglia në drejtim të ‘San Siro’ në vitin 2015.

Ai arriti që të ‘rimëkëmbë’ karrierën e tij, duke pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira në Serie A, dhe duke u kthyer në bartësin e lojës tek Milan.

Klauzola liruese në kontratën e Susos është 35 milionë funte. Të dy skuadrat që po e kërkojnë atë nuk kanë kryer asnjë transferim gjatë janarit.

Pritet që kjo shifër të mos jetë problem për Arsenal dhe Tottenham. Në pikëpyetje është vetëm dëshira e tij. /Lajmi.net/