Milanit i pëlqen Xhemaili

Milan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Napolit, Blerim Xhemaili. Ylli shqiptar kërkohet nga Rossonerët që janë në kontakt me klubin rival për angazhimin e tij.

Sport

08/08/2014 09:31

Në kërkim të një përforcimi për mesfushë, Milan ka identifikuar Blerim Xhemailin.

Mesfushori shqiptar i pëlqen shumë gjigantit nga San Siro që është në kontakt me Napolin për angazhimin e tij, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Oferta e Rossonerëve vlen 2.5 deri në 3 milionë euro, kurse klubi i Aurelio de Laurentiis kërkon 5 milionë euro.

Palët ende janë larg marrëveshjes por bisedimet ekzistojnë dhe janë mjaft të nxehta. Xhemaili nën objektiv, Milani e ka seriozisht.