Milan–Inter, formacionet e mundshme

Milani dhe Interi do të përballen në mes vete sonte, në derbin e qytetit, i cili pritet të sjell emocione të jashtëzakonshme. Të dyja skuadrat po luftojnë për një pozitë që çon në Europa League sezonin tjetër.

Sport

04/05/2014 11:49

Milani dhe Interi do të zbresin në fushë sonte, në kërkim të fitores, në derbin e qytetit, që zhvillohet në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.

Të dyja ekipet po e kërkojnë pozitën që çon në Europa League sezonin e ardhshëm, pasi dështuan të futen në mesin e tri të parave në kampionatit italian, për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme të këtyre dy skuadrave, para super sfidës së sontme.

Milan (4-2-3-1): Abbiati; De Sciglio, Bonera, Mexes, Constant; De Jong, Montolivo; Honda, Kakà, Taarabt; Balotelli.

Në dispozicion: Amelia, Gabriel, Abate, Rami, Zapata, Emanuelson, Muntari, Essien, Robinho, Poli, Pazzini, El Shaarawy.

Inter (3-5-2): Handanovic; Campagnaro, Samuel, Rolando; Jonathan, Hernanes, Cambiasso,Kovacic, Nagatomo; Palacio, Icardi.

Në dispozicion: Carrizo, Castellazzi, Ranocchia, D\’Ambrosio, Andreolli, Zanetti, Kuzmanovic, Alvarez, Taider, Guarin, Botta, Milito.