Milani vendos për Inzaghin

Milani ka vendosur ta promovojë trajnerin e ekipit Primavera, Filippo Inzaghi, duke ia besuar atij pozitën e trajnerit të parë të ekipit, pasi opsioni Unai Emery duket i kushtueshëm.

Sport

26/05/2014 22:23

Milani duke se ka vendosur ta zëvendësojë Clarence Seedorfin me ish bashkëlojtarin e tij, Filippo Inzaghi, mëson Goal.com.

Trajneri holandez e mori në dorë ekipin nga San Siro në muajin janar, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit dhe e mbylli sezonin në pozitën e tetë në Serie A.

Sidoqoftë, ai nuk bëri mjaftueshëm për ta mbajtur punën, pasi marrëdhënia e tij me klubin italian zgjati vetëm pesë muaj.

Tash, Rossoneri janë në kërkim të pasardhësit të tij dhe flitej për trajnerin e Sevillas, Unai Emery, i cili do t’ju kushtonte shtrenjtë, kështu që ky opsion bie në ujë.

Prandaj, presidenti i klubit, Silvio Berlusconi dhe zëvendës presidenti, Adriano Galliani, pas takimit të zhvilluar të hënën, kanë vendosur që Inzaghi të jetë kandidati i vetëm i mbetur në lojë për ta drejtuar ekipin sezonin e ardhshëm.

40 vjeçari i kaloi 11 sezone në San Siro si futbollist, duke e fituar titullin në Serie A dhe Ligën e Kampionëve dy herë.

Që nga pensionimi i tij në vitin 2012, Inzaghi ka qenë trajner i ekipit Primavera, duke arritur suksese të lakmueshme.