Milani tregohet skuadër e madhe, i kthen përgjigje Shkëndijës (VIDEO/FOTO)

Shkëndija postoi sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një video dedikuar Milanit, kundërshtarit në fazën “play-off” të Ligës së Europës, ku bënte një krahasim me humor mes dy skuadrave dhe dy qyteteve.

Sport

15/08/2017 20:39

Gjetja gjeniale e tetovarëve për të ndezur atmosferën para ndeshjes së parë në “San Siro” bëri xhiron e internetit dhe u prit shumë mirë nga gjithë opinioni sportdashës.

Disa orë pas postimit të videos nga Shkëndija, erdhi dhe reagimi i faqes zyrtare të Milanit në Facebook. Kjo e fundit komentoi në postimin e Shkëndijës duke përshëndetur shpirtin e garës së treguar nga kuqezinjtë shqiptarë.

“Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat shpirt të madh të rivalitetit të shëndetshëm. Do të jetë një kënaqësi t’ju presin të enjten në ‘San Siro’. Shihemi miq”, shkruan komenti i Milanit.