Milani thyen mallkimin, pas kaq vitesh mposht Juventusin

Milani në fund ka arritur të mposht Juventusin.

Sport

22/10/2016 23:04

Me një gol të Locatellit, dhe pritjet fantastike të Donnarummas, Milani ka arritur të fitojë 1:0 derbin ndaj ‘Zonjës së Vjetër’.

Por, për të shijuar një fitore kundër Juventusit, Milanit i është dashur të presë katër vite, përcjellë ‘Lajmi.net’.

Ishte nëntori i vitit 2012, hera e fundit që Milani kishte mposhtur Juventusin.

Pra, Juventusi nuk ishte mposhtur nga Milani në një seri prej nëntë ndeshjeve radhazi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.