Milani s’ka vdekur

Ish qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta mendon se është ende herët që ekipi të përjashtohet nga gara, pavarësisht fillimit negativ të sezonit. Milani ka grumbulluar vetëm pesë pikë nga pesë xhirot e para kurse në mesjavë barazoi 3-3 në udhëtim te Bologna. “Milani nuk ka filluar mirë në tri sezonet e fundit, por gjithmonë është…

Sport

27/09/2013 19:00

Ish qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta mendon se është ende herët që ekipi të përjashtohet nga gara, pavarësisht fillimit negativ të sezonit.

Milani ka grumbulluar vetëm pesë pikë nga pesë xhirot e para kurse në mesjavë barazoi 3-3 në udhëtim te Bologna. “Milani nuk ka filluar mirë në tri sezonet e fundit, por gjithmonë është rikthyer në fund. Është ende herët të caktojmë varrime”, shkroi Nesta në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Milani u desh të shënojë dy gola në minutat e fundit për t’ju shmangur disfatës nga Bologna. 37-vjeçari Nesta, anëtar i Montral Impact, kaloi një dekadë me ‘Rossonerët’ para largimit më 2012.