Milani s’ka të ndalur, siguron edhe Destron

Pas mbrojtësit Salvatore Bocchettit, Milan ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e sulmuesit Mattia Destro.

Sport

27/01/2015 15:20

Mattia Destro shumë pranë Milanit. Rossonerët kanë arritur marrëveshje me Romën për transferimin e sulmuesit në formë të huazimit me mundësi të blerjes në fund të sezonit, kanë bërë të ditur mediat italiane.

Lajmi për transferimin e Destros vjen menjëherë pas atij për mbrojtësin Salvatore Bocchetti, i cili do t’i bashkohet Milanit në marrëveshje të ngjashme nga Spartak Moska.

Në vend të Destros, Roma do të angazhojë Luiz Adrianon nga Shakhtar Donetsk.