Milani s’ka mbrojtës

Sikur nuk mjaftoi humbja nga Parma në çastet e fundit të takimit të dielën, por Milani ka marrë një tjetër lajm të keq me lëndimin e qendërmbrojtësit Matias Silvestre. Klubi nga San Siro, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se Silvestre ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushës…

Sport

28/10/2013 20:00

Sikur nuk mjaftoi humbja nga Parma në çastet e fundit të takimit të dielën, por Milani ka marrë një tjetër lajm të keq me lëndimin e qendërmbrojtësit Matias Silvestre.

Klubi nga San Siro, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se Silvestre ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushës për së paku dhjetë ditë.

Kjo, duke konsideruar suspendimin e Philipe Mexesit, e ka lënë trajnerin Massimiliano Allegri në pozitë të vështirë për të formuar një dyshe të qendërmbrojtësve për duelin e radhës në Serie A kundër Lazios të mërkurën.

Allegri ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës, Zapata dhe të riun Vergara. Në bankinë ka Zaccardon, i cili ka luajtur shumë pak këtë edicion. Arsyeja? Është në formë shumë të dobët.