Milani s’ka frikë nga Interi

Riccardo Montolivo insiston se Milan nuk ka frikë nga rivali i qytetit, Inter, në garë për pozitën e tretë në Serie A.

Sport

16/01/2015 14:01

Kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo është optimist se skuadra ka atë që nevojitet për të luftuar për pozitën e tretë në Serie A dhe nuk ka frikë nga rivali i qytetit, Inter.

Ai pranon se kampioni në fuqi Juventus dhe përcjellësi i parë, Roma, janë mbi Rossonerët. Por, është optimist se skuadra do të luftojë për pozitën e tretë.

“Nuk kemi frikë nga Inter në betejë për pozitën e tretë, edhe pse ata kanë bërë disa përforcime të mira”, deklaroi Montolivo për “Gazzetta dello Sport”.

“Juventus dhe Roma janë më të fortë se ne, por ne mund të garojmë me të gjitha skuadrat e tjera. Më duhet të them se Napoli është skuadra më kualitative për të përfunduar e treta. Presidenti ka të drejtë të ëndërrojë, por ne duhet të ballafaqohemi me realitetin”, u shpreh ai.