Milani si Reali

Trajneri i Milanit, Filipo Inzaghi ka kërkuar nga lojtarët e tij, të luajnë stilin e lojës që e zhvillon Real Madridi.

Sport

12/10/2014 19:03

Inzaghi ka thënë se Milani është duke kërkuar të luajë një stil pothuajse të njëjtë me atë që e zhvillon skuadra e Real Madridit.

“Real Madridi luan një lloj futbollit të cilin dua ta zhvilloj edhe unë te skuadra e Milanit dhe jo vetëm sepse trajneri i tyre është Carlo Ancelotti”, tha Inzaghi.

Trajneri i Milanit ka vazhduar më tutje me fjalë të mira për El Sharaaëyn duke thënë: “Nëse ai tregon të njëjtin vullnet që ka treguar në ndeshjen ndaj Chievos, atëherë nuk do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në stol”.

“Unë kam zgjedhje të ndryshme në formacionin tim dhe kjo është një gjë shumë e mirë për skuadrën”, përfundoi trajneri i rosonerëve.