Milani si Interi (Video)

Milani si duket është duke shkuar në rrugën e Interit, pasi ka pësuar humbje në San Siro në ndeshjen e zhvilluar kundër Palermos me rezultat 2-0.

Sport

02/11/2014 22:36

Ndeshja filloi shumë keq për rosonerët kur në minutën e tretë të takimit lëndohet Alex, teksa në vend të tij futet Zapata.

Në minutën e 23’ vjen katastrofa e parë e Zapatas duke shënuar autogol. Tre minuta më vonë, ai bën një tjetër gabim duke lejuar kështu që Dybala të shënojë për 2-0.

Deri në fund rosonerët tentuan të bënin diçka, mirëpo rezultati mbeti i paprekur. Me këtë humbje, Milani mbetet në kuotën e 16 pikëve, teksa Palermo ka 12 pikë.

Video