Milani shkel Chievon

Milani mposhti pa problem Chievon me rezultat 3:0 në San Siro, në një duel ku shkëlqeu Leite Kaka. Rossonerët kaluan në epërsi herët në minutën e katërt me golin e sulmuesit Mario Balotelli. Kurse, më pas në skenë doli Kaka i cili e dyfishoi avantazhin e Rossonerëve pas 27 minutash lojë, duke dërguar skuadrat në…

Sport

29/03/2014 21:46

Milani mposhti pa problem Chievon me rezultat 3:0 në San Siro, në një duel ku shkëlqeu Leite Kaka.

Rossonerët kaluan në epërsi herët në minutën e katërt me golin e sulmuesit Mario Balotelli. Kurse, më pas në skenë doli Kaka i cili e dyfishoi avantazhin e Rossonerëve pas 27 minutash lojë, duke dërguar skuadrat në epërsi në epërsinë komode të vendasve.

Kaka realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 54-të duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores së thellë, në duelin e tij të 300-të në karrierë me fanellën e Rossonerëve.

Krejt në fund, Chievo pati rastin të realizojë golin e nderit, mirëpo Cyril Thereau nuk shënoi nga penalltia. Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 42 pikëve në pozitën e tetë.