Milani pranon dy gola nga gabimet katastrofale të Zapatas

Milani është duke humbur momentalisht takimin ndaj Parmës me rezultat 2-0, ndërsa të dy golat e shënuar nga mysafirët erdhën si rjedhojë e gabimeve katastrofale nga Zapata.

Sport

02/11/2014 21:26

Teksa po luhet minuta e 40 e takimit në San Siro, Milani po pëson humbje me rezultat 2-0 nga skuadra e Parmës.

Zapata u fut në lojë në minutën e tretë pasi e zëvendësoi të lënduarin Alex. Sidoqoftë, kjo ndeshje ishte një ters për të.

Në minutën e 23’ ai shënon një autogol, ndërsa tre minuta më vonë, ai bën një gabim katastrofal duke lejuar Dybalan të shënojë gol. E pafalshme.

Video