Milani pësoi humbjen e radhës, Montella i befason të gjithë me deklaratën

"Më pëlqeu performanca ndaj Napolit. Ekipi tregoi personalitet të madh, djemt po rriten".

Sport

19/11/2017 08:29

Vincenzo Montella beson që Milani do të rikthehet në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Trajneri kuqezi beson plotësisht në skuadrën e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më pëlqeu performanca ndaj Napolit. Ekipi tregoi personalitet të madh, djemt po rriten”, deklaroi Montella.

“Ndoshta merituam diçka më shumë. Duhet të përmirësohemi në 20 metrat e fundit. Unë pash një Milan të mirë dhe jam i lumtur për paraqitjen”, shtoi ai. /Lajmi.net/