Milani nuk ndryshon

Pavarësisht pesë humbjeve në 11 xhirot e deritashme në Serie A, Milani nuk do të bëjë ndryshime. Massimiliano Allegri do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit, edhe pse së fundmi është duke u përballur me presion të madh për shkarkim nga detyra, pas rezultateve katastrofale në Kampionatin italian. Rossonerët u mposhtën 2-0 në…

Sport

03/11/2013 13:52

Pavarësisht pesë humbjeve në 11 xhirot e deritashme në Serie A, Milani nuk do të bëjë ndryshime. Massimiliano Allegri do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit, edhe pse së fundmi është duke u përballur me presion të madh për shkarkim nga detyra, pas rezultateve katastrofale në Kampionatin italian.

Rossonerët u mposhtën 2-0 në San Siro të shtunën mbrëma, për disfatën e pestë këtë edicion në Serie A që i ka lënë 18 pikë prapa liderit Roma, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mirëpo, Milan Channel ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim mes presidentit Silvio Berlusconi dhe nënkryetarit Adriano Galliani.

Temë e diskutimit ka qenë edhe statusi i Allegrit, ku pavarësisht pozitës së vështirë në renditje, nuk do të bëhen ndryshime të menjëhershme në stafin teknik.