Milani nuk është në shitje

Milani nuk do të shitet. Rossonerët kanë mohuar spekulimet se mund të ndërrojnë pronarin pas njoftimeve rreth interesimit nga biznesmeni i Singaporit, Petr Lim.

Sport

24/04/2014 16:45

Krerët e Milanit kanë ritheksuar se klubi nuk është në shitje, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth blerjes nga biznesmeni Petr Lim nga Singapori.

Mediat italiane kanë njoftuar të enjten se investitori ka ofruar 500 milionë euro për t’u bërë aksionari kryesor i klubit nga San Siro.

Përveç Lim, njoftimi thekson se biznesmeni i pasur kinez Zong Qinghou po ashtu është i interesuar për blerjen e Rossonerëve. Mirëpo, Fininvest – e kontrolluar nga presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi – ka publikuar një demant duke insistuar se nuk do të ketë ndërrim të pronësisë.

“Sa i përket spekulimeve në media, Fininvest sërish mohon çfarëdo mundësie të ndërrimit të kontrollit në Milan”, thuhet në komunikatë.