Milani nuk është ekip

Ish trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka kritikuar grupin e tanishëm të futbollistëve duke thënë se ata nuk funksionojnë si ekip. Rossonerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga Atletico Madrid, përfshirë disfatën 4:1 në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon të martën. Dhe, 67-vjeçari i cili udhëhoqi…

Sport

12/03/2014 11:30

Ish trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka kritikuar grupin e tanishëm të futbollistëve duke thënë se ata nuk funksionojnë si ekip.

Rossonerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga Atletico Madrid, përfshirë disfatën 4:1 në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon të martën.

Dhe, 67-vjeçari i cili udhëhoqi Milanin drejt dy titujve kontinental gjatë kohës sa ishte në drejtim të ekipit beson se kjo është një pikë e ulët në historinë e klubit.

“Është një moment i trishtueshëm për Milanin dhe futbollin italian”, deklaroi Sacchi për TuttoMercatoWeb.

“Milani nuk është ekip. Ata nuk mbrohen së bashku dhe kjo sjell të gjitha kufizimet e tyre. Në sulm, ata kanë shumë individualist, por loja e tyre nuk ka logjikë”.

Sacchi kritikon Milanin

Sacchi ishte i pakënaqur me paraqitjen e Adel Taarabt.

“Isha i dëshpëruar nga Taarabt të martën. Ai u soll përreth pa ide. Në anën tjetër ishte një Diego Costa që është shumë i mirë në lëvizje pa top”. Costa shënoi dy herë për Atleticon të martën, kurse realizoi golin e fitores për Atleticon në duelin e parë në San Siro.