Milani në ‘shok’, eliminohet nga Liga e Evropës

Milan është befasia më e madhe e fazës grupore në Ligën e Evropës.

Sport

13/12/2018 22:53

Skuadra e Gennaro Gattuso është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi është mposhtur 3:1 në udhëtim te grekët e Olympiacos në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baras 0-0, ndërsa e dytë solli ritëm të pabesueshëm të ndeshjes, ku u shënuan katër gola.

Pape Abou Cisse në minutën e 60’, zhbllokoi ndeshjen kur shënoi për 1:0.

Dhjetë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për vendasit, me Cristian Zapata shënoi autogol.

Zapata arriti të përmirësonte gabimin, duke shënuar për 2:1 në minutën e 72’.

Goli që ia mundësoi kualifikimin Olympiacos u realizua në minutën e 81’, me Konstantinos Fortunis, që shënoi nga penalltia.

Renditja përfundimtare në grupin F: Betis 11 pikë, Olympiacos 10, Milan 10, Dudelange 10./Lajmi.net/