Milani në ngritje

Milani vazhdon të ngritet. Rossoneri ia dolën ta mposhtin Catanian me rezultat minimal 1:0 të dielën, për ta regjistruar fitoren e katërt rresht. Riccardo Montolivo e ka shënuar golin e fitores për ekipin e Clarence Seedorfit në minutën e 23-të. Në vazhdim, të dyja skuadrat kanë pasur raste, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.…

Sport

13/04/2014 21:38

Milani vazhdon të ngritet. Rossoneri ia dolën ta mposhtin Catanian me rezultat minimal 1:0 të dielën, për ta regjistruar fitoren e katërt rresht.

Riccardo Montolivo e ka shënuar golin e fitores për ekipin e Clarence Seedorfit në minutën e 23-të.

Në vazhdim, të dyja skuadrat kanë pasur raste, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin. Udhëtuesit kanë luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 78-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Fabian Rinaudo, pas dy të verdhëve.

Pas kësaj fitoreje, Milani ngritet në pozitën e tetë në tabelë me 48 pikë, shumë afër zonës që çon në kupat evropiane.