Milani mposhtet edhe nga Genoa (Video)

Milani ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra e Genoas, me rezultat minimal 1-0, duke vërtetuar edhe një herë se duhet të bëj një revolucion të madh te skuadra.

Sport

07/12/2014 16:49

Minutat e parë ishin të mira për rosonerët, të cilët kërcënuan disa herë portën e vendasve, të mbrojtur nga Perin.

Sidoqoftë, në minutën e 32’ Luca Antonelli arrin të shfrytojë mirë një pasim nga Perotti, duke e dërguar topin në rrjetë.

Deri në fund nuk kishet ndonjë ndryshim të rezultatit, dhe kështu Milani me këtë humbje mbetet në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë të tabelës së Serie A.

Video