Milani mposht Lazion e Canës e Berishës (Video)

Milani e ka mposhtur Lazion e Lorik Canës dhe Etrit Berishës me rezultat 3:1, në xhiron e parë të sezonit të ri në Serie A. Dyshja shqiptare luajti nga minuta e parë në San Siro.

Sport

31/08/2014 20:56

Milani e ka nisur mbarë sezonin e ri në Serie A duke e mposhtur Lazion e Lorik Canës dhe Etrit Berishës me rezultat 3:1.

Dyshja shqiptare ka luajtur nga minuta e parë, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro. 

Keisuke Honda i ka kaluar Rossoneri në avantazh në minutën e shtatë, ndërsa Sulley Muntari e ngriti avantazhin e vendësve në minutën e 56-të.

Jeremy Menez shënoi nga penalltia në minutën e 64-t, kurse Alex shënoi autogol pas tre minutazh, për ta zbutur rezultatin.

Diego Lopez në fund e ka pritur penalltinë e Andrea Candrevas.