Milani më i bukur, Interi më i fortë: Parashikimi i fituesit për derbin lokal

Derbi ndërmjet Inter dhe Milan gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e gjithë audiencës sportive.

Sport

21/10/2018 11:17

Sonte, me fillim nga ora 20:45, në “Giuzeppe Meazza” do të luhet derbi më i madh lokal, transmeton lajmi.net.

Vitet e fundit, skuadrat nuk janë futur më të barabarta në këtë derbi, bazuar në renditjen tabelare aktuale.

Nën udhëheqjen e Spallettit, Inter ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Mesiguri se po të ishte Gattuso nga fillimi nën udhëheqjen e Milan, edhe “rosonerët” do të arrinin të njëjtën.

Interi i Spallettit është më i fortë, kurse Milan ,me Gattuson, luan më bukur.

Alberto Cerruti nga “Calciomercato” shkruan se po të vinte bast, do të shkonte për barazim (1:1 – 2:2).

Megjithatë, vazhdon ai: “Nëse do të duhej të zgjedhja gjithsesi një fitues, do të ishte Inter”.

Interi do të mundohet të shfrytëzoj situatat një kundër një dhe do të tentoj me gjuajtje nga jashtë zonës. Gjithashtu, Icardi do të jetë arma kryesore e tyre.

Në krahasimin Icardi – Higuain, kemi të bëjmë me një Icardi i cili di të gjendet më mirë i vetëm. Në anën tjetër Higuain është më i varur nga Milan.

Edhe pse skuadrat janë tejet të barabarta, Cerruti e sheh Interin për një nuancë më favorit në këtë takim.

Gjithçka mbetet të shihet sonte me fillim nga ora 20:45, në “Guizeppe Meazza”. /Lajmi.net/