Milani konfirmon largimin e El Shaarawyt

Skuadra e Milanit tashmë ka konfirmuar largimin e sulmuesit, Stephan El Shaarawyt për në drejtim te skudra e Monacos.

Merkato

11/07/2015 16:41

Milani tashmë e ka konfirmuar largimin e sulmuesit italian, El Shaarawyt në drejtim të Monacos.

Italiani do të shkojë te Monaco në formë huazimi, mirëpo skuadra franceze do të ketë të drejtë ta blejë kartonin e tij për 16 milionë euro.

Lojtari do t’i kryejë testet mjekësore te skuadra e Monacos gjatë ditës së hënë.