Milani joserioz

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban e ka përshkruar ekipin aktual si më të dobëtin në epokën e presidentit Silvio Berlusconi dhe nënkryetarit Adriano Galliani. Ish mesfushori i Rossonerëve, i cili aktualisht është i angazhuar si analist në Sky Sport Italia, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ish skuadrës së tij në humbjen 1:0 nga Inter të…

Sport

23/12/2013 10:30

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban e ka përshkruar ekipin aktual si më të dobëtin në epokën e presidentit Silvio Berlusconi dhe nënkryetarit Adriano Galliani.

Ish mesfushori i Rossonerëve, i cili aktualisht është i angazhuar si analist në Sky Sport Italia, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ish skuadrës së tij në humbjen 1:0 nga Inter të dielën.

Kur në ekip luante Boban, ai thotë se Milan ishte ende “klub serioz”. Ish ylli kroat ka thënë se nuk ka parë një Milan më të dobët prej kur Berlusconi dhe Galliani e udhëheqin klubin, më 1986.

“Kurrë nuk kam parë një Milan që luan në mënyrë më joserioze se ky tani. Është Milani më i dobët i epokës së Berlusconit dhe Gallianit. Nuk mendoj se Milani do të përfundojë në mesin e tri ekipeve të para në Serie A këtë sezon. Ata nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje të mirë deri më tani”, u shpreh ai.

“Edicionin e kaluar, Milan luajti mirë së paku në disa ndeshje edhe pse nuk merrte pikë. Kjo nuk po ndodh tani”, përfundoi ai.