Milani ishte refuzuar në verë për këtë lojtar

Milani nuk e ka filluar sezonin mbarë në Serie A.

Merkato

02/10/2018 08:41

Milani kishte një verë të frytshme me transferime.

Skuadra italiane e transferoi Gonzalo Higuainin dhe Mattia Caldaran nga Juventusi, mori në huazim Bakayokon nga Chelsea, Castillejon nga Villareali dhe Laxaltin nga Genoa.

Por, deri më tani, vetëm sulmuesi argjentinas ka arritur që të tregoj një ndikim me lojën e tij, pasi të tjerët nuk po luajnë standard.

Rosonerët në këtë verë që shkoi tentoi ta transferonte edhe Jordan Veretout nga Fiorentina, përcjell “lajmi.net”.

‘Viola’ kishte refuzuar ofertën e Milanit, pasi e sheh si një lojtar të rëndësishëm të skuadrës.

Jordan Veretout bëri 38 paraqitje sezonin e kaluar, andaj një ofertë e mirë e rosonerëve, mund ta ndryshoj qëndrimin e Fiorentinës. /Lajmi.net/