Milani insiston për Shaqirin

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv konkret i Milanit. Zëvendëspresidenti i klubit italian, Adriano Galliani do ta marrë rrugën drejt Gjermanisë, për t’i kërkuar dy futbollistë që i interesojnë ekipit Rossoneri. Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar të Bayern Munichut dhe mesfushorin kualitativ të Borussia Dortmundit, Marco Reus. 22 vjeçari nga Gjilani pritet të largohet nga gjiganti…

Sport

14/04/2014 11:45

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv konkret i Milanit. Zëvendëspresidenti i klubit italian, Adriano Galliani do ta marrë rrugën drejt Gjermanisë, për t’i kërkuar dy futbollistë që i interesojnë ekipit Rossoneri.

Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar të Bayern Munichut dhe mesfushorin kualitativ të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

22 vjeçari nga Gjilani pritet të largohet nga gjiganti bavarez gjatë kësaj vere, për ta kërkuar një ekipi ku mund të luajë në vazhdimësi dhe duket se klubi nga San Siro janë të gatshëm t’ia ofrojnë një mundësi të tillë.

Përpos Milanit, interesim për Shaqirin ka shprehur edhe Interi, por edhe Liverpooli e Manchester Unitedi në Angli.