Milani i gatshëm për transferimin e Cavanit që kushton 55 milionë euro

Sipas raportit të bërë nga mediat italiane, mësojmë se Milani ka kthyer tërë forcat kah sulmuesi i skuadrës franceze, PSG, Edinson Cavani.

Sport

22/06/2015 12:36

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja italiane, Corriere dello Sport, mësojmë se Milani i ka kthyer tërë forcat kah Edinson Cavani.

Rosonerët janë duke shikuar për të transferuar një top-sulmues, teksa Galliani ka një bugjet prej 50-55 milionë euro për të shpenzuar për sulmuesin e skuadrës franceze.

Milani ishte pranë transferimit të Jackson Martinezit, mirëpo besohet se kolumbiani në fund refuzoi rosonerët për Atletico Madridin, pasi dëshiron që në sezonin tjetër të luajë në Ligën e Kampionëve.