Milani i dërgon mesazh emocionues Ibrës, e ngacmon Interin (FOTO)

Edhe Milani në faqen zyrtare të klubit, i ka dhënë mbështetje Zlatan Ibrahimovicit.

Sport

21/04/2017 23:03

Suedezi do të mbetet jashtë fushave për tetë muaj, pas lëndimit të rëndë që pësoi në gju në ndeshjen Manchester United – Anderlecht.

Milani në postimin e bërë në faqen zyrtare të klubit, e quan luftëtar 35 vjeçarin, të cilit i dëshiron edhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

Në këtë postim, rosonerët nuk harrojnë të thumbojnë edhe Interin, pasi shfaqin Ibrën duke festuar golin në fanellën e Milanit, e të shënuar kundër tyre./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy