Milani i afrohet zonës së Evropës

Milani e ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Genoas me rezultat 2:1, duke iu afruar zonës që çon në kupat e Evropës. Vendësit kanë luajtur më mirë dhe e kanë merituar së paku një barazim, por nuk kishin fat t’i konkretizonin golat. Në anën tjetër, Rossoneri kaluan në avantazh në minutën e 20-të me…

Sport

07/04/2014 21:53

Milani e ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Genoas me rezultat 2:1, duke iu afruar zonës që çon në kupat e Evropës. Vendësit kanë luajtur më mirë dhe e kanë merituar së paku një barazim, por nuk kishin fat t’i konkretizonin golat.

Në anën tjetër, Rossoneri kaluan në avantazh në minutën e 20-të me anë të mesfushorit Adel Taarabt.

Ndërkaq, Keisuke Honda e shtoi avantazhin e mysafirëve në minutën e 56-të.

Vendësit arritën ta ngushtonin rezultatin në minutën e 73-të me anë të Marco Mottas, por kjo ishte e tëra që mundën të bënin.

Gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni, ekipi i Clarence Seedorf gjendet në pozitën e 11-të me 45 pikë, vetëm pesë pikë larg pozitës që çon në Europa League për sezonin tjetër.