Milani humb 16 milionë euro

Milani ka regjistruar humbje prej gati 16 milionë eurosh gjatë vitit të fundit. Por, nënkryetari Adriano Galliani arsyetohet se klubi është duke respektuar rregullat e Fair-Playt financiar.  

Sport

17/04/2014 09:20

Lajm i keq për Milanin. Nënkryetari i klubit, Adriano Galliani ka njoftuar se Rossonerët kanë mbyllur vitin kalendarik me humbje prej gati 16 milionë eurosh, të mbuluara nga Fininvest.

Në asamblenë e klubit, në vend të Barbara Berlusconit, ishte prezent Galliani.

“Jemi duke respektuar kriteret e Fair-Playt financiar të UEFA-së. Duke zvogëluar nivelin e pagave, mirëpo të hyrat janë në nivelin e duhur”, u shpreh Galliani.

Milani është duke kaluar një edicion dëshpërues dhe nuk është në garë për asnjë titull, ndërsa do të mungojë edhe në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Clarence Seedorf ka vetëm një objektiv para vetes: kualifikimin për në Europa League që sado pak do t’i ndihmonte klubit të përfitonte diçka nga paratë e humbura nga dështimi për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.