Milani fiton, por mbetet jashtë Evropës

Milani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Sassuolos, por kjo nuk i ka mjaftuar ta sigurojë një vend për Europa League. Ndërkohë, Interi u mposht nga Chievo e Përparim Hetemajt.

Sport

18/05/2014 23:48

Milani ka mbetur jashtë Evropës për sezonin tjetër. Rossoneri e mposhtën Sassuolon 2:1 në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, por kjo ishte e pamjaftueshme për ta, pasi Parma e Torino nuk dështuan në duelet përkatëse.

Sulley Muntari e ka kaluar ekipin e Clarence Seedorf në avantazh në minutën e dytë, kurse Nigel de Jong e shtoi epërsinë në atë të 27.

Ndërkaq, Simone Zaza shënoi nga penalltia në fund të ndeshjes. Te Milani me kartonë të kuq janë ndëshkuar Phillippe Mexes dhe Mattia De Scilio, kurse tek mysafirët, Paolo Cannavaro.

Interi ndërkohë nuk diti ta ruajë avantazhin e krijuar ndaj Chievos, duke humbur 2:1. Marco Andreolli i kaloi Nerazzurri në avantazh në minutën e 41-të, kurse vendësit barazuan me Boukari Drame (74’) e Victor Obinna (90’).