Milani e transferon Agazzin

Milani e ka zyrtarizuar portierin Michael Agazzi. Ish portieri i Cagliari arriti pa dëmshpërblim tek Rossoneri, pas gjashtë muajsh të kaluar tek Chevo.

Sport

22/05/2014 12:12

Milani e ka gjetur portierin e ri. bëhet fjalë për Michael Agazzit, i cili i është bashkuar ekipit Rossoneri të enjten.

“Milani njofton se e ka angazhuar Michael Agazzin. Portieri ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2017”, ka njoftuar klubi Rossoner.

Agazzi ishte futbollist i lirë, kështu që Milani nuk pagoi dëmshpërblim për të. Gjashtë muaj e fundit, ai i kaloi tek Chievo si huazim nga Cagliari.

Përpos Agazzit, Milani mund ta transferojë edhe portierin e Lazios, Federuco Marchetti, pasi nuk është i kënaqur me portierët në dispozicion, Christian Abiatti, Marco Amelia dhe Gabriel.