Milani e shkatërron Fiorentinën në xhiron e fundit të Serie A

Milan e ka mbyllur me fitore të thellë sezonin në Serie A.

Sport

20/05/2018 19:57

Skuadra e Gatussos ka mposhtur 5:1 Fiorentinën në ndeshjen e xhiros së 38-të në stadiumin ‘San Siro’.

Mysafirët patën fillim më të mirë të ndeshjes kur kaluan në epërsi përmes sulmuesit Simeone.

Vazhdimi i ndeshjes foli në tërësi për Milanin që realizoi pesë herë.

Cutrone me dy gola, Calhanoglu, Kalinic dhe Bonaventura me nga një, realizuan për fitoren e Milanit.

Me këtë fitore, Milan renditet në vendin e gjashtë me 64 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin tjetër./Lajmi.net/