Milani e pëlqen Lavezzin

Ezequiel Lavezzi mund të kthehet në futbollin italian. Sulmuesi argjentinas i PSG-së është bërë objektiv i Milanit.

Sport

27/06/2014 22:17

Milani po mendon për Ezequiel Lavezzin. Sulmuesi argjentinas duket se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germain, prandaj mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga kryeqyteti francez, shkruan Sky Sport.

Në takimin e së enjtes ndërmjet zëvendës presidentit të Rossoneri, Adriano Galliani dhe menaxherit të Iturbes, në fakt, duket se është biseduar edhe për një rikthim të mundshëm të “Pocho” në Itali.

Lavezzi kishte luajtur me sukses në Napoli, ndërsa në PSG nuk është njëri prej lojtarëve kryesorë, pasi ka mbetur në hije të yjeve si Ibrahimovic dhe Cavani.