Milani e emëron Inzaghin trajner

Filippo Inzaghi është trajner i ri i Milanit. Rossoneri fillimisht e shkarkuan trajnerin e deritashëm, Clarence Seedorf, për t’ia besuar ish sulmuesit italian detyrën e shefit të shtabit teknik.

Sport

09/06/2014 15:42

Milani e ka zgjidhur çështjen e trajnerit. Rossoneri e shkarkuan në mesditë trajnerin Clarence Seeforf, për t’ia besuar menjëherë detyrën e trajnerit, Filippo Inzaghit.

Ish sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2016, me mundësi vazhdimi, varësisht prej rezultateve dhe sukseseve që i arrin me gjigantin italian. 

Seedorf e kishte zëvendësuar Massimiliano Allegrin një gjysmë sezoni, por nuk i pati rezultatet që i prisnin ‘Kuqezinjtë’, prandaj vendosën ta ndërpresin bashkëpunimin.