Milani duhet të transferojë Immobilen

Mediat italiane kanë filluar të publikojnë lajme, të cilat pohojnë se Milani duhet të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ciro Immobilen.

Sport

02/12/2014 16:17

Skuadra rosonere duhet që patjetër gjatë janarit të sjellë në San Siro, sulmuesin e Dortmundit, Ciro Immobile, gjithnjë sipas raportit të bërë nga mediat italiane.

Italiani ishte duke kaluar në një formë perfekte me skuadrën e Torinos në Serie A, para se gjatë verës të transferohej te skuadra gjermane.

Ai shihej si zëvendësues i Lewandowskit, mirëpo deri tani nuk ka arritur të tregojë kualitetet e tij më të mira, dhe kështu mund të largohet në janar.

Me një Torres në një formë katastrofale, Milani padyshim që duhet të transferojë Immobilen, i cili ka eksperiencë të mirë në futbollin italian.