“Milani do të pendohet që e shiti këtë lojtar”

Se Zerbi ka dhënë një deklaratë befasuese për Milanin

Sport

01/10/2018 11:54

Trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi është deklaruar pas humbjes nga Milani.

Trajneri i skuadrës italiane u ka thënë rosonerëve se do të pendohen që e kanë shitur Manuel Locatellin.

“Milani na e shiti Locatellin, por besomni, ai do të bëhet top-lojtar në të ardhmen”, ka thënë De Zerbi, përcjell “lajmi.net”.

“Mund të ndodh që jut ë bëni gabime në fushë, mirëpo kur jeni 20 vjeçar, duhet ta kuptoni se aso gjëra ndodhin dhe nuk mund të veproni shpejtë duke e shitur një lojtar të tillë”, ka shtuar më tej trajneri i Sassuolo. /Lajmi.net/