Milani befason të gjithë me vendimin e ri për Donnarumman

“Nëse arrin një ofertë e duhur, çdo lojtarë i jonë mund të shitet".

Sport

14/05/2018 12:20

Në momentin e parë që Milani e pranon ofertën e duhur për Gigio Donnarumman, do ta shesë atë.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai është pjesë e këtij klubi dhe nuk do ta lëmë lehtë të shkojë, vetëm nëse dikush e vlerëson ashtu siç vlen të vlerësohet”.

“Nëse arrin një ofertë e duhur, çdo lojtarë i jonë mund të shitet. Ka shumë klube të pasura, ndërsa ne duhet të zgjedhim një rrugë tjetër”, shtoi ai. /Lajmi.net/