Milani barazon me Romën

Milan dhe Roma barazuan 2:2 në San Siro në ndeshjen e fundit të xhiros së 16’të në Serie A. Në një ndeshje të jashtëzakonshme dhe me emocione të shumta, skuadrat i ndanë pikët. Mattia Destro kaloi Giallorossët në epërsi pas 13 minutash lojë, mirëpo Milani u kundërpërgjigj nëpërmjet qendërmbrojtësit Cristian Zapata i cili e barazoi…

Sport

16/12/2013 21:41

Milan dhe Roma barazuan 2:2 në San Siro në ndeshjen e fundit të xhiros së 16’të në Serie A. Në një ndeshje të jashtëzakonshme dhe me emocione të shumta, skuadrat i ndanë pikët.

Mattia Destro kaloi Giallorossët në epërsi pas 13 minutash lojë, mirëpo Milani u kundërpërgjigj nëpërmjet qendërmbrojtësit Cristian Zapata i cili e barazoi rezultatin në minutën e 30’të, epilog me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Pas intervalit, mysafirët sërish kaluan në epërsi kur Kevin Strootman realizoi nga penalltia.

Mirëpo, Milani nuk u dorëzua. Mario Balotelli pranoi një top në zonën e Romës dhe shërbeu për Sulley Muntarin i cili me një goditje të fuqishme mposhti portierin Morgan de Sanctis.

Në minutat shtesë, Milani pati një mundësi ideale për të fituar takimin por Balotelli goditi jashtë portës.

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në pozitën e dytë por me pesë pikë më pak se lideri Juventus që kryeson me 43 pikë. Kurse, Milan është i 11’ti me 19.