Milan, zi e terr

Milan u turpërua nga ekipi francez Caen duke pësuar humbje 3-0 në miqësoren e zhvilluar në Francë. E vetmja gjë pozitive ishte paraqitja e portierit Gabriel i cili e ruajti disavantazhin – edhe ashtu të thellë – me një seri pritjesh. Në mungesë të futbollistëve të angazhuar në detyra ndërkombëtare, trajneri Massimiliano Allegri pati në…

Sport

13/10/2013 19:01

Milan u turpërua nga ekipi francez Caen duke pësuar humbje 3-0 në miqësoren e zhvilluar në Francë. E vetmja gjë pozitive ishte paraqitja e portierit Gabriel i cili e ruajti disavantazhin – edhe ashtu të thellë – me një seri pritjesh.

Në mungesë të futbollistëve të angazhuar në detyra ndërkombëtare, trajneri Massimiliano Allegri pati në dispozicion gjashtë futbollistë të ekipit të parë, por prapë loja e shfaqur ishte e tmerrshme përballë kundërshtarit nga liga e dytë franceze.

Kaluan vetëm tre minuta lojë kur Caen kaloi në epërsi me golin e Appiah. Mbrojtja e Milanit reagoi dobët edhe në vazhdim kur Duhamel e mposhti grackën e pozitës jashtë loje duke shënuar për 2-0, kurse Koita – po ashtu i vetëm kundër Gabrielit – e vendosi rezultatin përfundimtar.

Milan nuk qëndron më mirë as me rezultate në Serie A. Skuadra aktualisht zë pozitën e 12-të me 8 pikë dhe bilanc prej dy fitoresh, dy barazimeve dhe tri humbjeve. Ku ka më keq.

Formacioni i Milanit: Gabriel; Rondanini (Pacifico 76), Zaccardo, Mexes (Vergara 46), Constant; Mastalli (Di Molfetta 60), Nocerino, Emanuelson; Saponara (Cerigoi 82), Niang, Matri (Claveria 70)