Milan zgjedh presidentin e ri

Milan me ndryshime në pozitat udhëheqëse të klubit.

Sport

21/07/2018 11:22

Milan ka vazhduar reformat në klub pas vendimit pozitiv nga CAS për rikthim në Europa League.

Së fundmi klubi i Milanit është duke zhvilluar asamblenë e aksionerëve të Milanit.

Ashtu siç pritej është kërkuar largimi i drejtuseve kinezë dhe gjithë Këshillit Administrativ, ku përfshihet Marco Fassone.

Ndërkohë nga ana tjetër Paolo Scaroni është ai që do të jetë presidenti i Milanit.

“Unë jam një milanist, është një nder për mua”, kanë qenë fjalët e tij të para.