Milan zbulon ‘përforcimin’ e ri

Milan me një angazhim të ri në ekip.

Sport

07/11/2017 07:32

Milan ka angazhuar një anëtar të ri në ekip.

Mediat italiane raportojnë se Mario Innaurato do të jetë trajner i ri fizik i skuadrës nga San Siro.

47-vjeçari belg me origjinë italiane është aktualisht pjesëtar i stafit të selektorit të Bregut të Fildishtë, Marc Wilmots, përcjell “lajmi.net”.

Ai do ta marrë pozitën e liruar pas shkarkimit të Emanuele Marra i cili ka mbyllur bashkëpunimin e tij me Milanin më 26 shtator. /Lajmi.net/