Milan ‘vjedh’ përforcimin e madh nga Juventus (FOTO)

Milan pret ardhjen e një përforcimi nga Bundesliga.

Merkato

18/09/2017 07:18

Milan dëshiron ta befasojë Juventusin në garë për një përforcim të ri.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” kanë hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka.

Reprezentuesi gjerman në muajt e fundit ka zgjuar interesim nga Juventus dhe Bayern Munich, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, drejtuesit e Milanit dëshirojnë t’i befasojnë kundërshtarët duke realizuar blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të janarit pasi Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Schalke 04. /Lajmi.net/