Milan vë në shënjestër mbrojtësin e Chelsea

Sipas raportimeve të fundit, Milan ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Chelsea, Garry Cahill.

Sport

18/11/2018 11:33

“Corriere dello Sport” shkruan se “rosonerët” po synojnë që në janar të nënshkruajnë me mbrojtësin anglez, transmeton lajmi.net.

Interesimi për Cahill vjen si pasojë e lëndimeve me të cilat po përballet skuadra e Gennaro Gattusos.

Mbrojtësi i Chelsea së fundmi nuk është aspak i kënaqur me situatën në klub. Me ardhjen e Sarrit, ai ka humbur hapësirat e tij.

Kontrata e lojtarit me londinezët përfundon në vitin 2019. Milan që po përballet me mungesën e Romagnolit po e vëzhgon situatën e tij dhe pritet që në janar të kryej ndonjë lëvizje që do e transferonte lojtarin në “San Siro”. /Lajmi.net/