Milan ultimatum për Gattuson

Milan i ka vendosur një kusht trajnerit Gennaro Gattuso, për ta vazhduar detyrën e trajnerit.

Sport

10/02/2019 15:45

Gennaro Gattuso do të jetë trajner i Milan në sezonin e ardhshëm vetëm në rast se ai siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas ‘Corriere della Sera’, trajneri është në dijeni se e ardhmja e tij është komplet e varur nga top katërshja në tabelë, transmeton lajmi.net.

Lufta për pozitën e katërt në Itali është shumë e fortë, me Lazion, Romën dhe Atalantan si skuadrat që po e kontesojnë pozitën e Milan.

Milan nuk arriti të zë një vend në top katërshe as vitin e kaluar, duke mos arritur më shumë se pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Edhe në këtë garë ata nuk patën ndonjë sukses, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve. /Lajmi.net/