Milan transferon yllin e njohur të kërkuar nga Bonucci

Milan ka siguruar një përforcim të madh për edicionin e ri.

Sport

04/04/2018 10:20

Milan ka siguruar përforcimin e parë të madh, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Pepe Reina do të nënshkruajë me “Rossonerët”.

Kapiteni Leonardo Bonucci ka kërkuar përforcime të nivelit të lartë në ekip, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, krerët e klubit ia kanë dëgjuar këshillën duke siguruar shërbimet e portierit të Napolit.

Reina do të nënshkruajë me Milanin si portier i lirë pas skadimit të kontratës me klubin nga San Paolo. /Lajmi.net/