Milan transferon top sulmuesin e Evropës për 70 milionë euro (FOTO)

Milan kërkon një përforcim të madh nga Premierliga.

Merkato

17/03/2017 11:32

Milan është i gatshëm të transferojë sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se drejtuesit e “Rossonerëve” janë në kontakt me menaxherin Mino Raiola për transferimin e reprezentuesit belg në San Siro.

Lukaku ka shprehur pakënaqësinë e tij në Everton, përcjell “lajmi.net”.

Por, për blerjen e tij Milan duhet të paguajë rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6